Aksident tragjik në Belsh, humb jetën 45-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Belsh, humb jetën 45-vjeçari

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 19:18
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në hyrje të qytetit të Belshit.

Një 45-vjeçar, banues në Seferan të Belshit, ka ndërruar tragjikisht jetë pas një aksidenti më motoçikletë.

Duke drejtuar motoçikletën tip “Vinxiang”, ai ka dalë nga rruga dhe mandej është përplasur me një mur mbrojtës.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 45-vjeçari, ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat