Shkaktoi panik në lokalin e natës në Dhërmi, çfarë i ndodhi sot 23 vjeçarit

Kronikë e zezë

Shkaktoi panik në lokalin e natës në Dhërmi, çfarë i ndodhi sot 23 vjeçarit

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:35
Dhermi

“Arrest me burg”, ky ishte vendimi i sotëm i Gjykatës së Vlorës për Emiljano Ninën, personin e arrestuar për të shtënat me armë pak ditë më parë në një klub nate në Dhërmi.

Mësohet se prokuror i çështjes ishte Kledjan Ilaho dhe gjyqtar Hektor Sinanaj.

Ndaj Ninës rëndojnë akuzat për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, Nina shkaktoi panik tek pushuesit në Dhërmi pasi qëlloi 4 herë në ajër brenda ambienteve të një lokali shumë të njohur të zonës.

Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për shtyp, bëri me dije se Emiljano Nina, banues në Tiranë, kishte pasur konflikt të hershëm me një person që gjithashtu ndodhej në këtë disko dhe qëlloi në ajër me pistoletë.

Nga të shtënat në ajër nuk pati të lënduar, por pati persona të gjakosur për shkak të thyerjeve të gotave dhe shisheve.

Mediat raportuan se pak para incidentit në këtë lokal kishin qenë të pranishëm dhe dy ministra të kabineteti “Rama”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat