Gjuajtje me armë në "Taukbahçe", policia jep detaje - Bota Sot
Gjuajtje me armë në "Taukbahçe", policia jep detaje

Kronikë e zezë

E mërkurë, 19 shtator 2018

Gjuajtje me armë në "Taukbahçe", policia jep detaje

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 20:27
Taukbahçe

Në parkun “Taukbahçe” pak minuta më parë dyshohet se dy persona janë gjuajtur me armë. Një qytetar ka treguar se kjo ka ndodhur në prani të fëmijëve.

“Para 5 minutave dy idiota u gjuajtën me arme ne Taukbahçe pikërisht ne kohen kure ne këtë park është një turme e madhe e njerëzve e posaçërisht fëmijëve duke luajtur e duke e ecur”, kështu ka shkruar në Facebook pak minuta më parë P.S, qytetar nga Prishtina.

E për këtë rast e media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët e kanë konfirmuar rastin dhe kanë thënë se janë duke u marr më këtë çështje.

Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në parkun e Taukbahqes. Ekipet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Për detaje te tjera do të njoftoheni pas ekzaminimit te vendit te ngjarjes”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test