E rëndë: I riu përplas bashkëjetuesen me makinë për ta vrarë

Kronikë e zezë

E rëndë: I riu përplas bashkëjetuesen me makinë për ta vrarë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:32
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Kukës, ku një i ri ka përplasur me makinë me qëllim për të vrarë, bashkëjetuesen e tij.

Lajmi është bërë publik nga policia, e cila sot thotë se ka arrestuar personin e dyshuar për tentativën e vrasjes së të resë me inicialet M. B., e cila ndodhet në spital.

Sipas policisë, dy ditë më parë 28-vjeçari me inicialet Gj.N., nga Oroshi i Mirditës, në rrugën Kukës-Uzinë, në vendin e quajtur ‘Ura 6-metrosh’, duke lëvizur me mjetin tip ‘Benz’, ka tentuar të vrasë, duke e goditur me mjetin që drejtonte bashkëjetuesen e tij, shtetasen M. B., 42 vjeçe, banuese në Pukë.

Kjo e fundit po lëvizte me mjetin tip ‘Renault’ dhe ka mbetur e plagosur. Sipas policisë 42-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. I riu ka dëmtuar edhe mjetin në lëvizje, tip ‘Benz’, në pronësi të 56-vjeçarit me inicialet V. A., banues në Kodër Lumë, Kukës.

Ndërsa sot policia thotë se ka ndaluar të riun e dyshuar për tentativë vrasje.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetases M.B., më datë 09.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Gj.N., vjeç 28, banues në Orosh Mirditë. Nenet 76, 22, 290, 130/a e 150 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat