Shoferi tap futet me kamion në kasolle, e pësojnë lopët dhe pulat - Bota Sot
Shoferi tap futet me kamion në kasolle, e pësojnë lopët dhe pulat

Kronikë e zezë

E hënë, 24 shtator 2018

Shoferi tap futet me kamion në kasolle, e pësojnë lopët dhe pulat

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:12
Ilustrim

Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Peqin dhe ka përfunduar në oborrin e një banese, duke dëmtuar murin rrethues. Kamioni del nga rruga, futet në kasollen e bagëtive dhe përfundon në banesë.

Policia sqaron se kamioni ka dëmtuar kasollen e bagëtive, ku ka shtypur një lopë dhe disa shpendë, ndërsa shoferi ka qenë i dehur. 

Policia ka arrestuar shoferin e mjetit, 53-vjeçarin B. S., i cili nuk i është bindur punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit, ndërsa ishte dhe pa patentë.

"Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, shtetasi i lartpërmendur duke drejtuar mjetin tip "trajleri" ka dalë nga rruga, dhe nuk i është bindur punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

Si pasojë, ka dëmtuar kasollen e bagëtive ku ka shtypur një lopë dhe disa shpendë, në pronësi të shtetasit T.S., 43 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi", dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", të parashikuar nga nenet 291, 242, të Kodit Penal", thote policia ne nje njoftim zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test