Konfiskohet një armë në aheng në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Konfiskohet një armë në aheng në Mitrovicë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:06
Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:50, Policia në Mitrovicë ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Njësitë policore në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, janë angazhuar dhe kanë lokalizuar vendin, ku edhe kanë kontaktuar personin F. I. 29 vjeçar, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë për çështje gëzimi.

Sipas kumtesës, në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë EKOLL Special 9 mm dhe një karikator i zbrazur.

 Po ashtu është arrestuar i dyshuari F. I. 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të Shtetit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat