Të shtëna në aheng familjar, konfiskohet një revole

Kronikë e zezë

Të shtëna në aheng familjar, konfiskohet një revole

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Policia në Vushtrri i është përgjigjur një informacioni të dhënë nga qytetarët për të shtëna me armë, rreth orës 17:39, të ditës së djeshme.

Sipas informacionit të dhënë thuhej se në rrugën “Osman dhe Shaban Bunjaku” në Vushtrri dëgjoheshin të shtëna. Njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar.

Në këtë lokacion është konfiskuar një armë e shkurtër pistoletë e llojit Gap, prodhim italian, kalibri 9mm.

 Po ashtu është arrestuar i dyshuari F. S. 50 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat