E diela e kobshme, policia tregon për numrin e madh të aksidenteve

Kronikë e zezë

E diela e kobshme, policia tregon për numrin e madh të aksidenteve

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjashtë persona vdiqën gjatë ditës së djeshme në dy aksidente fatale.

Derisa aksidenti i parë fatal ku humbën jetën pesë anëtarët të familjes Sadikaj nga Sopia ndodhi në magjistralen Duhël-Suharekë, rasti tjetër u regjistrua në Shtime, ku një person mbeti i vdekur në rrugë.

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se dje përveç dy aksidenteve me pasoja fatale, u regjistruan edhe 14 aksidente tjera me persona të lënduar dhe 14 të tjera me dëme materiale.

Të dhënat e policisë rrugore tregojnë se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij vitit, në aksidente trafiku jetën kanë humbur 57 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat