Të armatosur tentojnë të vjedhin bankomatin

Kronikë e zezë

Të armatosur tentojnë të vjedhin bankomatin

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Tre të dyshuar të armatosur me kallashnikovë kanë tentuar që të vjedhin bankomatin të cilin pasi e kanë lidhur me litar kanë tentuar ta tërheqin me kamion por nuk ia kanë arritur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Edmond Hoxha”në  Prishtinë ndërsa të  dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe kanë bërë shikimin e vendit te ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa bankomatin e ka tërhequr banka. Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat