Sulmohet policia në Istog, gjashtë të arrestuar

Kronikë e zezë

Sulmohet policia në Istog, gjashtë të arrestuar

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 14:17
Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar në Istog, pasi kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë derisa ata ishin duke bërë përcjellje e transportit të druve të prera në mënyrë ilegale në bjeshkët e Istogut.

Për të dyshuarit janë iniciuar dy lëndë të rasteve ‘pengim i personit zyrtar’ dhe ‘sulm’ nga stacioni policor, kurse lënda ‘vjedhje pylli’ është iniciuar nga stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 30 qershor, në ora 19.00, thuhet në raportin e sotëm të rregullt të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat