Arrestohen dy biznesmenë shqiptarë, 3 sirianë në kërkim

Kronikë e zezë

Arrestohen dy biznesmenë shqiptarë, 3 sirianë në kërkim

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 16:03
Ilustrim

Një tjetër skemë me rimbursimin fiktiv të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar është zbuluar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor. 

Pas hetimeve edhe me Prokurorinë e Tiranës, këto struktura kanë arrestuar në flagrancë dy biznesmenët shqiptarë Laert Barzezi dhe Erjon Tafa dhe kanë shpallur në kërkim 3 sirianë.

Mbi ta rëndon akuza “Skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehje të ardhurash” dhe ‘’Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’’.
Përmes disa kompanive në pronësi të tyre dhe falsifikimit të dokumenteve, këta sipërmarrës bënin blerje brenda vendit dhe importe të larta ndërsa shitjet ishin fiktive, duke shmangur detyrimet ndaj shtetit dhe përfitim të padrejtë të kreditimit të TVSH-së.

Sipas të dhënave të para, dëmi i shkaktuar nga kjo skemë mashtrimi ndaj buxhetit të shtetit arrin vlerën e 850 mijë dollarëve. Përveç mashtrimit me TVSH-në, Erjon Tafa ushtronte aktivitet në fushën e shërbimeve kontabël dhe ka krijuar mjedis për të shmangur taksat edhe për shoqëri të tjera. Tatimet njoftojnë se edhe disa biznese të lidhura me këto kompani janë duke u hetuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat