Tjetër aksident në Shkodër, motoçikleta përplaset me makinën

Kronikë e zezë

Tjetër aksident në Shkodër, motoçikleta përplaset me makinën

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 20:05
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Shkodër, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë fare pranë komisariatit të policisë në fshatin Barbullush.

Nga aksidenti është lënduar rëndë drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Fjala është për shtetasin Besim Qerreti, ndërsa drejtuesi i makinës Enea Mondi ka marrë dëmtime të lëhta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat