Ja sa persona të mitur u akuzuan për një vit

Kronikë e zezë

Ja sa persona të mitur u akuzuan për një vit

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 12:50
Ilustrim

1152 të mitur janë akuzuar nga gjykatat e Kosovës vitin që shkoi.

Këto shifra kanë dalë nga Agjencia e Statistikave në raportin “Statistikat e jurisprudencës për persona të mitur”, për vitin 2017.

Sipas ASK-së numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me gjithsej 453 persona ose 39.3 përqind.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për persona të mitur, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2017, sipas mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, gjinisë, nacionalitetin e kryerësit të veprës penale, llojit të dënimit dhe masave të shqiptuara për kryesit e veprave penale.

Nga gjithsej 1 152 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 766 persona ose 66.5 përqind e të akuzuarve.

Gjithashtu, edhe numri i të dënuarve ishte më i madh në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 364 persona, ose 47.5 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat