Tentoi t'i japë lekë policit rrugor, si e pëson i riu

Kronikë e zezë

Tentoi t'i japë lekë policit rrugor, si e pëson i riu

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 09:45
Ilustrim

Një 25-vjeçar nga Hasi ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të korruptojnë një efektiv policie.

Kristal Brati i ka ofruar para për të shmangur masën administrative.

Ai është ndaluar nga patrulla e policisë pas është konstatuar se në aksin rrugor Thumanë – Lezhë, ai ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar, çka është provuar edhe nga matja e saj me anë të radarit.

25-vjeçari i ka ofruar 5000 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej.

Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat