Shkrumbohet makina në Elbasan, pronarja tha në polici se…

Kronikë e zezë

Shkrumbohet makina në Elbasan, pronarja tha në polici se…

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 11:08
Policia e Elbasanit

Një makinë tip “Volsvagen” u shkrumbua në Elbasan, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Automjeti ishte në pronësi të një gruaje. Policia ka njoftuar se makina ishte parkuar pranë një rrugice dhe ka marrë flakë.

Sipas uniformave blu, nga raportimet e para nuk mendohet se ka zjarrëvënie të qëllimshme, por makina dyshohet se ka marrë flakë vetë.

Njoftimi policor:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Brigada e 17”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volksuagen”, me targa AA 282 NE, në pronësi të shtetases M.A., banuese në lagjen “Brigada e 17”, Elbasan. Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së saj dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronares e cila nuk ka donjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale (shkëndijë elektrike). Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat