Vjedhje e armatosur në Çair

Kronikë e zezë

Vjedhje e armatosur në Çair

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 16:10
Ilustrim

I punësuari në pompën e benzinës në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup ka lajmëruar në polici se është kryer një vjedhje dhe se iu janë vjedhur çantat me qarkullimin ditor.

Policia informoi se herët në mëngjes në ora 4.10 në Shkup, në rrugën “Kemal Sejfulla”, V.L.(38) nga Shkupi, i punësuar në pompën e benzinës, ka lajmëruar se derisa ka qenë në punë së bashku me kolegun e tij S.T.(48) nga ana e dy persona të panjohur me pistoleta është kryer një vjedhje ku iu është vjedhur qarkullimi ditor.

Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat