Hajnat vjedhin 2 arka me para në një bankë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin 2 arka me para në një bankë në Ferizaj

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Dy persona të armatosur kanë kryer një vjedhje në një bankë në qytetin e Ferizajt.

Sipas Policisë, personat e armatosur i kanë marrë dy arka me parra nga banka, mirëpo sipas tyre, ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura.

“Dy persona të armatosur kanë hyrë në bankën “Raiffeisen” ku kanë marrë dy arka me para, por nuk dihet shuma e parave të vjedhura. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes policia është angazhuar në grumbullimin e informatave dhe shikimit të kamerave të bankës ku shihet se të dyshuarit janë larguar me veturën Opel Vectra, në drejtim të panjohur. Policia është në kërkim të dyshuarve”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në fillim të këtij muaji në Podujevë një burrë ishte arrestuar pasi që kishte gjuajtur me armë në drejtim të një banke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat