Fjalosen mbesa me gjyshen, burri rrah vajzën dhe gruan e tij

Kronikë e zezë

Fjalosen mbesa me gjyshen, burri rrah vajzën dhe gruan e tij

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 14:11
Ilustrim

Policia e Kosovës është dashur të ndërhyjë në një ngjarje në Viti. Një fjalosje mes mbesës dhe gjyshes ka bërë që burri të rrah vajzën dhe gruan e tij.

Ai është arrestuar për t’u dërguar në mbajtje, derisa vajza ka marrë tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur më 22.06.2018, në orën 19:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje mes vajzës së tij viktimës femër shqiptare dhe gjyshes së saj i dyshuari e ka sulmuar fizikisht vajzën dhe bashkëshorten e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat