Tetovë, sulmohet 32 vjeçarja së bashku me babain e sajFoto ilustrim

Kronikë e zezë

Tetovë, sulmohet 32 vjeçarja së bashku me babain e sajFoto ilustrim

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 19:26

Ministria e punëve të brenshme SPB Tetovë njofton se dje në darkë 32 vjeçarja Z.R ka denoncuar bashkëjetuesin e saj për dhunë në familje. 46 vjeçari I.A. nga Tetova, gjatë një zënke verbale familjare, e ka sulmuar fizikisht në prezencë të fëmijve minorenë.

Më vonë në shtëpinë e tyre ka ardhur edhe babai i Z.R. i cili është përpjekur të sqarojë situatën por edhe ai është sulmuar fizikisht me kokë në fytyrë. Dy të sulmuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, ndërsa babai Z.R. për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar për shërim në Qendrën urgjente në Shkup.

Personi I.A. është vetë dorëzuar në Stacionin policor Tetovë dhe ndaj tij Prokuroria themelore publike Tetovë do të ngrijë akt akuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat