Një muaj paraburgim për hajnin e xhamisë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për hajnin e xhamisë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:53
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit G. G., në kohëzgjatje prej një muaji.

I mituri shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Komunën e Drenasit, dyshohet se ditë më parë me dashje, me anë të përdorimit të forcës ka hapur kasafortën e xhamisë në fshatin Malishevë e Poshtme, Komuna e Gjilanit, duke i marrë shumën prej katërqind 400 euro nga kjo kasafortë.

Me këtë veprime i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 2 nënparagrafi 2.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat