Theret rëndë me thikë një femër në Istog, dorasi në arrati

Kronikë e zezë

Theret rëndë me thikë një femër në Istog, dorasi në arrati

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:11
Ilustrim

Sot në orën 08:45 në fshatin Orrobërd të Istogut ka ndodhur një rast i rëndë. Një person ka therur me thikë një femër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Mëson se viktima është në gjendje të rëndë dhe momentalisht ndodhet në sallën e operacionit.

Rasti po cilësohet si “vrasje në tentativë” përderisa policia po kërkon të dyshuarin.

“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e saj momentale është e rëndë, i dyshuari për momentin është në arrati”, konfirmoi zyrtari për informim nga policia rajonale e Pejës, Driton Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat