Edhe një i arrestuar për dhunë në familjare

Kronikë e zezë

Edhe një i arrestuar për dhunë në familjare

Nga: Bota Sot Më: 21 qershor 2018 Në ora: 10:08
Ilustrim

Polica e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Gllogoc pasi që ka rrahur bashkëshorten e tij.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare- bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

 Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan “Bota sot”

Kurse, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat