Edhe pse të divorcuar, vazhdon ta dhunojë, 47 vjeçarja bën padi në polici - Bota Sot
Edhe pse të divorcuar, vazhdon ta dhunojë, 47 vjeçarja bën padi në polici

Kronikë e zezë

E hënë, 24 shtator 2018

Edhe pse të divorcuar, vazhdon ta dhunojë, 47 vjeçarja bën padi në polici

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:43
Policia e Shtetit

Edhe pse janë divorcuar një gruaja nga Tirana ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj se ky i fundit ushtronte dhunë ndaj saj.

Shtetasja me inicialet L.S., akuzon ish-burrin e saj, shtetasin me inicialet S.R., se ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj.

Ndërsa policia ka lëshuar edhe urdhër-mbrojtje.

“Më datë 19.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.S., vjeçe 47, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti S.R., vjeç 56, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test