Policia jep detaje për rastin në Kolovicë: 73 vjeçari ka vrarë gruan 66 vjeçe, pastaj veten

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për rastin në Kolovicë: 73 vjeçari ka vrarë gruan 66 vjeçe, pastaj veten

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 13:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një rast tragjik ka ndodhur sot në mesditë në lagjen Kolovica në Prishtinë.

Bëhet fjalë për vdekje të dyfishtë. Një burrë i moshës 73 vjeçare ka shtjer me armë zjarri në drejtim të gruas së tij duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse dhe më pas dyshohet se ka vrarë edhe veten.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në dy persona njëri (mashkull) i vrarë nga arma e zjarrit dhe një (femër) e plagosur, e cila po ashtu ka ndërruar jetë pasi që nuk ka arrit t’u përballojë plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit”.

“Vdekjen e viktimës H.C. burrë – 73 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që vdekja e viktimës Z.C. grua – 66 vjeç, është konstatuar nga ekipi  mjekësor në QKUK”, thuhet në kumtesën e policisë lidhur me rastin.

“Bazuar në  hetimin preliminar të kryer nga hetuesit rajonal dhe krimteknika, është ngritur versioni  se fillimisht është plagosur viktima Z.C.  nga personi H.C dhe më pas  ky i fundit dyshohet  se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri e cila edhe është gjetur në afërsi të tij”.

Hetuesit policorë thuhet se janë duke u marrë intensivisht për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Rast i rëndë në Kolovicë: Burri i moshuar plagos gruan pastaj bën vetëvrasje

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga arma e zjarrit në lagjen Kolovicë në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 kemi marrë informatë së në rrugën “Faton Duraku” ka pasur të shtëna armësh. Me të dalë në vendin e ngjarjes, është gjetur një trup i pajetë i një burri, kurse gruaja që ka qenë e plagosur nga arma e zjarrit është nisur për në QKUK, por që rrugës ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti përmes telefonit.

***

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutave në lagjen “Kolovica” në Prishtinë. Dyshohet se një burrë i moshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij më pas ka vrarë vetën.

Sipas informatave nga tereni, dyshohet se ka vdekur edhe gruaja.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes. Deri më tani zyrtarë nga Policia e Kosovës përveç të shtënave me armë zjarri nuk kanë konfirmuar asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat