Leposaviq: Banda e grabitësve me pesë vetura plaçkitin një kombi me para

Kronikë e zezë

Leposaviq: Banda e grabitësve me pesë vetura plaçkitin një kombi me para

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 10:11
Ilustrim

Rreth orës 11:00 të së hënës disa persona të maskuar, nën kërcënimin e krismave të armëve të gjata kanë plaçkitur një kombi të një kompanie që në të kishte të holla.

“Në plaçkitje janë përfshirë pesë vetura, ku njëra prej tyre është gjetur e djegur në një rrugë lokale në Leposaviq, po ashtu një tjetër veturë është gjetur skaj rrugës në fshatin Melenicë dhe brenda saj janë parë të hollat, ndërsa të dyshuarit kanë ikur me veturat tjera që kishin në dispozicion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar armë, disa të holla dhe gjëra tjera, përderisa me rastin janë duke u marrë njësitë policore dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat