Aksident i rëndë në autostradë, kalimtarja e moshuar përplaset për vdekje

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në autostradë, kalimtarja e moshuar përplaset për vdekje

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 09:27
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në autostradën Laç Lezhë, ku një kalimtare e moshuar ka mbetur e vdekur.

Shtetasi 54 vjeçar duke drejtuar një mjet Benz ka goditur për vdekje këmbësoren me inicialet P.P, 62 vjeçare dhe banuese në Shkodër. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mundur të ndalojë personin përgjegjës.

Mbetet ende për t’u mësuar se i kujt ka qenë faji në këtë aksident.

“Më datë 18.06.2018, rreth orës 23:20, në aksin rrugor Lezhë - Milot, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin L.Gj. 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësoren shtetasen P.P. 62 vjeçe banuese në Shkodër e cila ka humbur jetën.  Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”-njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat