Transportonin 208 kg drogë, arrestohet shqiptari dhe tre grekë - Bota Sot
Transportonin 208 kg drogë, arrestohet shqiptari dhe tre grekë

Kronikë e zezë

E diel, 22 korrik 2018

Transportonin 208 kg drogë, arrestohet shqiptari dhe tre grekë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:14
Ilustrim

Një shqiptar dhe tre grekë janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga policia e shtetit fqinj.

Operacioni u zhvillua në zonën e Kozanit, në Greqi, teksa lënda narkotike po transportohej me një makinë.

Brenda në makinën e cila drejtohej nga një 25-vjeçar grek, ndodhej edhe një shqiptar i moshës 32-vjeçare.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 17 thasë dhe kishte një peshë prej 208 kilogramë kanabis sativa.

Krahas shqiptarit dhe grekut u arrestuan edhe dy persona të tjerë, të cilët lëviznin me një mjet tjetër dhe që shërbenin si garantues për rrugën e trafikimit.

Ndërkohë nga verifikimet e kryera, rezultoi se 32-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Selanikut, për grabitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test