Burri e goditi me sqepar kokës, gruaja e nxirë në fytyrë flet me frikë: Do t’më vrasë! - Bota Sot
Burri e goditi me sqepar kokës, gruaja e nxirë në fytyrë flet me frikë: Do t’më vrasë!

Kronikë e zezë

E hënë, 24 shtator 2018

Burri e goditi me sqepar kokës, gruaja e nxirë në fytyrë flet me frikë: Do t’më vrasë!

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:48
Ilustrim

Antoneta Myrtaj, e cila u dhunua me sqepar nga bashkëshorti i saj Ferik Myrtaj, ka frikë për jetën e saj.

56-vjeçarja nga Memaliaj është shprehur se ka frikë se mos bashkëshorti i saj do ta vrasë.

Ajo tregoi tmerrin e përjetuar duke shtuar se ishin kalimtarët që e shpëtuan nga dhuna e 65 vjeçarit, i cili kishte pirë.

"Ai kishte pirë. Më kanë shpëtuar kalimtarët. Kisha frikë. Ju luta që të mos më qëllonte. Kam frikë se do më vrasë,"-rrëfen Antoneta.

Çifi i bashkëshortëve kishin 35 vite martesë dhe janë prindër të 3 vajzave.

"Kam 3 vajza dhe ato më thanë se ai është penduar. Jam konfuze, akoma nuk di se si të veproj ta fal apo ta lë në burg. Në rini më rrihte por e duroja por kjo e deshmja ishte e patolerueshme. Familja e burrit janë shumë fukarenj,"-tha gruaja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test