Nga një muaj paraburgim për vrasje

Kronikë e zezë

Nga një muaj paraburgim për vrasje

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:44
Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka paracaktuar masën e paraburgimit me nga një muaj ndaj të pandehurve D. Sh. dhe M.M. shtetas të Kosovës, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Të pandehurit dhe një person i pa identifikuar dyshohet se në një kafiteri në Ferizaj, pas një mos marrëveshje të mëhershme kanë goditu me thikë E.I., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. 

Palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat