Vetura përplaset me lopën, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Vetura përplaset me lopën, dy të lënduar

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë, një i dyshuar derisa ishte duke drejtuar veturën duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është përplasur në një kafshë (lopë), e cila kishte qenë duke e kaluar rrugën.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy pasagjerët, të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Vushtrrisë, të njëjtit janë liruar. 

Rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat