Malishevë: I vjedhë dritaret e një objekti, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Malishevë: I vjedhë dritaret e një objekti, arrestohet nga policia

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Policia në Malishevë ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër të moshës së mitur nga një objekt në ndërtim e sipër kanë vjedhur dy dritare dhe disa shufra metalike.

Rasti ka ndodhur dje në Malishevë rreth orës 15:20.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si vjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat