Sulmohen tre zyrtarë policor në Gjakovë

Kronikë e zezë

Sulmohen tre zyrtarë policor në Gjakovë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 12:57
Policia e Kosovës

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht dhe fyer tre zyrtarë policor dje në pikën kufitare në Gjakovë.

“Gjatë arrestimit, të dyshuarit kanë qenë agresivë dhe si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat