Tronditet Miloti, gruaja futet me pistoletë në treg dhe vret burrin 42-vjeçar - Bota Sot
Tronditet Miloti, gruaja futet me pistoletë në treg dhe vret burrin 42-vjeçar

Kronikë e zezë

E premte, 20 korrik 2018

Tronditet Miloti, gruaja futet me pistoletë në treg dhe vret burrin 42-vjeçar

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 09:04
ilustrim

Miloti është zgjuar me një krim tronditës mëngjesin e kësaj të diele. Në orën 07.10 një grua 35-vjeçare ka vrarë me armë zjarri bashkëshortin e saj 42 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në tregun e Milotit në Kurbin. Sipas policisë, gruaja Violeta Donaj, banuese në Rrëshen, ka vrarë me pistoletë burrin Kujtim Donaj 42 vjeç. 

Blutë e Kurbinit thonë se janë ende të paqarta motivet e këtij krimi në familje. 

Sipas informacioneve të para, gruaja ka shkuar me pistoletë në dorë në treg, dhe menjëherë ka qëlluar ndaj bashkëshortit të saj.

Menjëherë pas ngjarjes, gruaja ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.

“Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, përfundon një njoftim paraprak i policisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test