Digjet në tërësi një veturë në Shkup

Kronikë e zezë

Digjet në tërësi një veturë në Shkup

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:06
Ilustrim

Mbrëmë njëzet minuta pas mesnate është lajmëruar në polici se në fshatin Mirkovci, Shkup, është djegur vetura e tipit “Golf “, e 26 vjeçarit N.A. nga fshati Banjani, Shkup.

Nga zjarri, tërësisht është djegur pjesa e brendshme, ndërsa është kapur edhe një pjesë e madhe e pjesës së jashtme.

Rreth orës 02.50 zjarri është shuar në tërësi nga ekipi i Zjarrfikësve të Shkupit.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe vërtetimin e shkaqeve që sollën deri te zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat