Rrahje masive në Ferizaj, vdes një 26-vjeçar

Kronikë e zezë

Rrahje masive në Ferizaj, vdes një 26-vjeçar

Nga: Bota sot Më: 16 qershor 2018 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga një rrahje masive në Ferizaj, ka ndërruar jetë një person, ndërsa dy të tjerë janë lënduar. Raasti ka ndodhur mbrëmë.

Komunikata e plotë e PK-së:

Rreth orës 22:30, policia ka marrë informatën se në një kafiteri në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” është një rrahje në mes të disa personave ku janë përdorur edhe mjete të ftohta-thika.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ,prokurori i shtetit si dhe ekipi mjekësor, të lënduarit janë dërguar në QKUK Prishtinë, ku nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit (E.I. m/sh/k 26 vjeç) kishte ndërruar jetë ,ndërsa dy të dyshuarit janë pranuar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar mjeti i mprehtë-thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit (D.SH. m/sh/k 29 vjeç)  për veprën penale ,,vrasje e rëndë’  është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë,kurse i dyshuari tjetër (M.M. m/sh/k 22vjeç) i dyshuar për veprën penale ,,pjesëmarrje në rrahje” gjithashtu është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke  u marrë me rast./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat