Rrahin nënën dhe babën

Kronikë e zezë

Rrahin nënën dhe babën

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 13:10
Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur dje në Suharekë dhe Pejë, ku si pasojë kanë pësuar një nënë dhe një baba.

Sipas Policisë, në Suharekë, viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj, i cili vazhdimisht e kërcënon.

Viktima nuk ka pësuar lëndimet të dukshme trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Kurse, në Pejë, viktima mashkull raporton se pas një mosmarrëveshje dhe fjalosje me djalin e tij, i dyshuari e ka shtyrë duke e rrëzuar dhe si pasojë viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore-frakturë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat