Trafikonin ikona kishtare e monedha antike, dy të arrestuar - Bota Sot
Trafikonin ikona kishtare e monedha antike, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

E hënë, 23 korrik 2018

Trafikonin ikona kishtare e monedha antike, dy të arrestuar

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 10:34
Ikona kishtare e monedha antike

Dy persona janë arrestuar, e për një tjetër ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë nga policia e Korçës nën akuzën e trafikimit të veprave të artit dhe kulturës.

Beni Kosturi, 49 vjeç dhe Nerald Karollari, 30 vjeç janë personat e arrestuar, ndërsa E.G, 27 vjeç është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi u janë gjetur Ikona kishtare të përmasave të ndryshme si dhe 37 monedha metalike të huaja të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të vjedhura në Greqi.

Shtetasit e mësipërm dyshohet se këto objekte do t’i shisnin në këmbim të një shume prej 3000 Euro, me qëllim trafikimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” parashikuar nga neni 138/a i Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test