Të enjten në Prishtinë u arrestua një person, i cili dyshohet se e ka dhunuar një femër. Me vendim të prokurorit viktima u dërgua në institutin e mjekësisë ligjore për ekzaminim .
Policia njofton se te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një revole CZ 7.65 mm me një karikator dhe shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.