Sapo doli nga kamioni përplaset nga makina! Humb jetën shqiptari 44 vjeçar

Kronikë e zezë

Sapo doli nga kamioni përplaset nga makina! Humb jetën shqiptari 44 vjeçar

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 19:12
Ngjarja ka ndodhur në aksin A13, që përshkon Bolonjën dhe Padovan

Një qytetar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të enjte në njërën nga autostradat e Italisë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin A13, që përshkon Bolonjën dhe Padovan. 44 vjeçari sapo kishte dalë nga kamioni që drejtonte në korsinë e emergjencës, kur papritmas është gositur brutalisht nga një atuomjet i tipit Volkswagen. 

Shqiptari e ka humbur jetën në vend për shkak të impaktit.

Shoferi i mjetit, një 54 vjeçar italian është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje, ndërsa aksidenti ka shkaktuar një trafik të rënduar në autostradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat