55-vjeçari përplaset nga një automjet, ndërron jetë në spital

Kronikë e zezë

55-vjeçari përplaset nga një automjet, ndërron jetë në spital

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 08:50
Aksidenti në vendin e quajtur Moravë në Berat.

Një aksident me pasojë një person të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Moravë në Berat.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45 minuta, ku shtetasi N.S. banues në Kuçovë ka aksidentuar këmbësorin A.P. 55 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat