Hajnat vjedhin edhe çadrat e lokaleve

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin edhe çadrat e lokaleve

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Pejë. Një pronari të një lokali në këtë qytet i është vjedhur çadra e cila shërben për hijezim të klientëve gjatë verës.

Vjedhja e çadrës kishte ndodhur më 21 prill ndërsa Policia tek dje e ka arrestuar një të dyshuar.

Çadra e vjedhur i është kthyer pronarit të lokalit ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat