Dy të arrestuar për plagosjen e mbrëmshme të dy personave

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për plagosjen e mbrëmshme të dy personave

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri, gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:00, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Për këtë rast deri më tani janë arrestuar dy persona, i dyshuari i tretë po vazhdon të kërkohet.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast vrasje e rëndë në tentativë, ku nga arma e zjarrit kanë pësuar lëndime dy persona: Z. J, mashkull, 30 vjeç, dhe N.U, mashkull , 44 vjeç, të cilët janë  dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Si rezultat i kësaj, rreth orës 23:00,  policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy persona të dyshuar: N.S, mashkull , 42 vjeç, dhe  F.A. mashkull, 32 vjeç.

Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i  dyshuar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat