Kanosje me armë zjarri në Vushtrri

Kronikë e zezë

Kanosje me armë zjarri në Vushtrri

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 12:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Vilanc të Vushtrrisë pasi që i njëjti fillimisht përmes telefonit e ka kanosur e më pas ka shtënë më armë zjarri para shtëpisë së një personi.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja të armës së zjarrit. 

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat