Nëntë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë - Bota Sot
Nëntë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Kronikë e zezë

E enjte, 16 gusht 2018

Nëntë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 10:14
Pamje nga aksidenti

Sot rreth orës 7 të mëngjesit në lagjen Kodra e trimave, saktësisht në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’ rast një automjet (furgon) ,për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dyqan.

Policia ka njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 9 (nëntë) persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky  aksident trafiku.

Lidhur me këtë rast njësiti i trafikut ka shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit i cili aktualisht është duke u intervistuar. Rasti do të  procedohet më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test