Digjet autobusi në rrugën Gjilan–Prishtinë, këto janë detajet

Kronikë e zezë

Digjet autobusi në rrugën Gjilan–Prishtinë, këto janë detajet

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 09:43
Autobusi i djegur

(E plotësuar)- Një autobus i cili po bartte udhëtarë nga Gjilani për në Prishtinë ka marrë flakë dhe si pasojë është djegur i tëri.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Incidenti ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Brus.

Media ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka mësuar se në autobus ishin rreth 20 udhëtarë, e të cilët fatmirësisht janë larguar sapo është vërejtur tymi. Policia dhe zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Por besohet se mund të jetë për shkak të ndonjë defekti të autobusit.

Ndërsa burime bëjnë të ditur se autobusi gjatë ditës së sotme nuk i ka bërë as 100 km.

Image

***

Nuk ka të lënduar nga autobusi që u dogj  para pak çastesh afër fshatit Llabjan të komunës së Gjilanit.

Kështu të paktën bëjnë të ditur  punëtorë të kompanisë "Bleri", kompani kjo nga e cila ishte autobusi që u dogj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë polica si dhe zjarrfikësit për të ndalur zjarrin e krijuar.

Pavarësisht përpjekjeve për të ndalur zjarrin, ende nuk është arritur të ndalet.

Ende nuk dihet se cilët janë shkaktarët e djegies së këtij autobusi.

Digjet autobusi, po udhëtonte rrugës Gjilan – Prishtinë

Një autobus i linjës Gjilan-Prishtinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Siç shihet në fotot që kanë dërguar lexuesit, pasagjerët janë evakuuar nga autobusi derisa është vështirësuar qarkullimi për automjete, shkruan kallxo.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar, e as shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat