Policia konfirmon plagosjen në Istog, i plagosuri jashtë rrezikut

Kronikë e zezë

Policia konfirmon plagosjen në Istog, i plagosuri jashtë rrezikut

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 17:18
I plagosuri

Policia rajonale e Pejës, ka konfirmuar për KP se sot në mesditë ka ndodhur një incident I armatosur në Istog, ku në vend të ngjarjes ka mbetur i plagosur një qytetar, i cili është jashtë rreziku për jetë.

KosovaPress merr vesh se i plagosuri është Kastriot Blakaj, ndërsa, deri te plagosja ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjes për parking. Ai dyshohet se është plagosur nga Jeton Mavraj.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibra, tha se nuk dëshiron të lëshohet në atë se i plagosuri është familjar ose nip i kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova.

Ai tha se Policia ka marrë masat adekuate rreth ngjarjes në fjalë, por nuk tregoi se ka të arrestuar në këtë ngjarje.

“Nuk kemi më shumë informacione, përveç se ka ndodhur një plagosje dhe policia është duke hetuar rastin. Nuk lëshohemi më shumë për emrin dhe mbiemrin ose lidhjet familjare”, ka thënë Ibra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat