I sulmon me vinç, një muaj paraburgim

Kronikë e zezë

I sulmon me vinç, një muaj paraburgim

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 16:48
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të pandehurit XH.L. nën dyshimin për vrasje në tentativë

XH.L. më 08.06.2018, rreth orës 11.00, në rrugën Bregu i Zi, në afërsi të fshatit Varigovc, pas një mosmarrëveshje  me I.L. dhe L.L., lidhur me mbeturinat për hedhjen e tyre në mal, me qëllim që t’i privojë nga jeta kishte përdorë vinçin, si mjet të rrezikshëm i cili i kishte goditur në kokë të dëmtuarit, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I.L. dhe L.L. gjenden të shtrirë në QKUK, në Prishtinë, kurse në intensivë, në gjendje të rëndë është i dëmtuari I. L.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit XH.L është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat