Pi helm aksidentalisht, 4 vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës

Kronikë e zezë

Pi helm aksidentalisht, 4 vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 13:14
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Bulqizë.

Një fëmijë 4 vjeçar ka konsumuar pa dashje një sasi helmi dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Pasi mori mjekimin e parë në spitalin rajonal ai u nis me helikopter për kontroll të specializuar në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në fashatin Zerqan të Bulqizës, sty ku fëmija 4 vjeçar teksa ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë ka gjetur një shishe me lëng pesticide që përdorej për bimë e insekte, dhe e ka pirë aksidentalisht. 

Informacion paraprak i policisë:

Jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Bulqizës, se është dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore fëmija i mitur R.M, i cili dyshohet se ka konsumuar ilaç helmues.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e  Bulqizës, është transportuar për ndihmë më të specializuar me helikopter drejt Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat