Aksidenti në Shkodër, makina përplasi çiftin, burri ndërron jetë, gruaja rëndë në spital - Bota Sot
Aksidenti në Shkodër, makina përplasi çiftin, burri ndërron jetë, gruaja rëndë në spital

Kronikë e zezë

E hënë, 18 qershor 2018

Aksidenti në Shkodër, makina përplasi çiftin, burri ndërron jetë, gruaja rëndë në spital

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Një tjetër aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Aty ku një makinë ka përplasur një çift bashkëshortësh dhe si pasojë burri ka humbur jetën, ndërsa gruaja është plagosur.

Besnik Beci ka humbur jetën dhe gruaja e tij Alleta Beci është plagosur.

Burimet e para bëjnë me dije se çifti ishte duke ecur në këmbë kur u godit nga mjeti që lëvizte me shpejtësi.

“Me datë 10.06.2018 në orën 22.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin quajtur kthesa Insitutit të Misrit, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur shtetas B. B. 53 vjeç dhe është dëmtuar rëndë bashkëshortja e tij shtetesja A. B. 44 vjeçe, të cilët po udhetonin në këmbë.

Shtetasi Gj. T. 49 vjeç, me mjetit tip Benz me targë AA771SE, ka perplasur dy shtetasit e lartëpërmendur, i cili më pas është larguar nga vendi aksidentit dhe është kapur nga sherbimet e policisë disa metra me tutje dhe po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ku po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test