Dy të arrestuar në Prishtinë për drogë

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Prishtinë për drogë

Nga: Bota Sot Më: 10 qershor 2018 Në ora: 11:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

“Te njëri i dyshuar janë gjetur 8-qese të vogla në peshë 20.2 gramë, (i dyshuar për shit-blerje të substancave narkotike), ndërsa te i dyshuari tjetër një qese në peshë 2.2 gramë. Në konsultim me prokurorin dhe GjPP-në, njësitet policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë së dyshuarit të parë, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat